Raiffeisen Bank fton studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës të bëhen pjesë e një mundësie të veçantë për zhvillimin profesional, përmes një programi praktike 6-mujore, part-time.
Kush mund të aplikojë?
Programi është i hapur për:
- Studentë të vitit të tretë Bachelor(Finance/ Administrim Biznes/Ekonomiks)
- Studentë të vitit të parë dhe të dytë Master
Qëllimet e programit
Programi synon të:
- Nxisë dhe mbështesë studentët e interesuar për zhvillimin e karrierës në sistemin bankar;
• Ofrojë orientim praktik mbi proceset e punës në bankë dhe produktet bankare;
• Mundësojë fitimin e eksperiencës profesionale në një mjedis real pune;
• Identifikojë dhe zhvillojë talentet e reja me potencial për t’u punësuar në Raiffeisen Bank.
Vlerësimi dhe përfitimet
Studentët më të përkushtuar dhe me performancë të lartë gjatë praktikës do të pajisen me:
🎓 Certifikatë vlerësimi nga Raiffeisen Bank
📄 Letër referimi
📑 Vërtetim të kryerjes së praktikës
🎁 Raiffeisen YOUth – Dhuratë për studentët e Fakultetit Ekonomik
Të gjithë studentët e Fakultetit Ekonomik që do të hapin për herë të parë një llogari Raiffeisen YOUth, si dhe studentët e niveleve të tjera të studimit që nuk kanë një llogari në Raiffeisen Bank, do të përfitojnë:
3,000 lekë dhuratë
për hapjen e llogarisë Raiffeisen YOUth
+ 1,000 lekë shtesë
duke përdorur një nga kodet promocional:
Kodi1: LEJYH4M8
Kodi2: Y5URGUQI
Kodi3: 3D40I17M
✨ Raiffeisen YOUth me zero komisione deri në moshën 25 vjeç!
📲 Keni nevojë për ndihmë?
Për ndihmë dhe asistencë gjatë procesit të hapjes së llogarisë Raiffeisen YOUth, mund të na kontaktoni në WhatsApp:
069 406 7519
Përfitimet dhe kushtet zbatohen sipas termave dhe kushteve të ofertës promocionale.
📩 Si të aplikoni për praktikën?
Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në:
gabriela.cepele@raiffeisen.al
Mos e humb mundësinë për të fituar eksperiencë, për të zhvilluar aftësitë profesionale dhe për të hedhur hapin e parë drejt një karriere në sistemin bankar.