Union Bank ka hapur thirrjen për programin e praktikës, një mundësi për të fituar përvojë praktike dhe për të zhvilluar aftësi profesionale në sektorin bankar dhe financiar.
Programi është i hapur për studentë të programit Bachelor (viti i dytë dhe i tretë) dhe studentë të programit Master.
Gjatë praktikës, studentët do të kenë mundësi të angazhohen në procese konkrete pune, të njihen me funksionimin e sektorit bankar dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre nën mbështetjen e profesionistëve të Union Bank. Kohëzgjajtja e praktikës do të jetë 1 - 3 muaj, me mundësi për punësim pas përfundimit të periudhës së praktikës
Për të gjithë studentët e interesuar, duhen dërguar dokumentacionet e mëposhtme në adresën e e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. deri më 15 Tetor 2026,
- CV
- Vërtetim studenti
- Listë notash të vitit të fundit
- Kopje të dokumentit të identifikimit