Raiffeisen Bank fton studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës të bëhen pjesë e një mundësie të veçantë për zhvillimin profesional, përmes një programi praktike 6-mujore, part-time.

Kush mund të aplikojë?

Programi është i hapur për:

  • Studentë të vitit të tretë Bachelor(Finance/ Administrim Biznes/Ekonomiks)
  • Studentë të vitit të parë dhe të dytë Master

Qëllimet e programit

Programi synon të:

  • Nxisë dhe mbështesë studentët e interesuar për zhvillimin e karrierës në sistemin bankar;
    • Ofrojë orientim praktik mbi proceset e punës në bankë dhe produktet bankare;
    • Mundësojë fitimin e eksperiencës profesionale në një mjedis real pune;
    • Identifikojë dhe zhvillojë talentet e reja me potencial për t’u punësuar në Raiffeisen Bank.

Vlerësimi dhe përfitimet

Studentët më të përkushtuar dhe me performancë të lartë gjatë praktikës do të pajisen me:

🎓 Certifikatë vlerësimi nga Raiffeisen Bank
📄 Letër referimi
📑 Vërtetim të kryerjes së praktikës

🎁 Raiffeisen YOUth – Dhuratë për studentët e Fakultetit Ekonomik

Të gjithë studentët e Fakultetit Ekonomik që do të hapin për herë të parë një llogari Raiffeisen YOUth, si dhe studentët e niveleve të tjera të studimit që nuk kanë një llogari në Raiffeisen Bank, do të përfitojnë:

3,000 lekë dhuratë

për hapjen e llogarisë Raiffeisen YOUth

+ 1,000 lekë shtesë

duke përdorur  një nga kodet promocional:

Kodi1:  LEJYH4M8

Kodi2:   Y5URGUQI

Kodi3:   3D40I17M

✨ Raiffeisen YOUth me zero komisione deri në moshën 25 vjeç!

📲 Keni nevojë për ndihmë?

Për ndihmë dhe asistencë gjatë procesit të hapjes së llogarisë Raiffeisen YOUth, mund të na kontaktoni në WhatsApp:

069 406 7519

Përfitimet dhe kushtet zbatohen sipas termave dhe kushteve të ofertës promocionale.

📩 Si të aplikoni për praktikën?

Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në:

gabriela.cepele@raiffeisen.al

Mos e humb mundësinë për të fituar eksperiencë, për të zhvilluar aftësitë profesionale dhe për të hedhur hapin e parë drejt një karriere në sistemin bankar.

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.