Departamenti i Kontabilitetit

Dep Kontabilitetit

Përshkrim i përgjithshëm i departamentit

Departamenti i Kontabilitetit është krijuar duke ruajtur vazhdimësinë nga dy ish katedrat Katedra e Kontabilitetit:dhe Katedra e Financës, që kanë ekzistuar deri në vitin 1992. Katedra e Kontabilitetit është krijuar krahas krijimit të Institutit të Lartë Ekonomik në vitin 1952 dhe vazhdoi të funksionojë edhe pas krijimit të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1957. Prej vitit 1992 deri më 2004 ka funsionuar një departament i vetëm, ai i Financës dhe i Kontabilitetit.  Nga krijimi i Fakultetit të Ekonomisë, Katedra e Kontabilitetit  si pjesë të tij ka patur profesorë të shquar e me kontribute të vlefshme në fushën e Kontabilitetit dhe të edukimit të brezave të tërë të kontabilistëve si: Xhemil Cela, Lefter Kriqi, Aristotel Pano, Bajram Maloku, Jorgji Bollano, Luigj Vaso, Thanas Dhimarko, Rabie Xhemnica, Fransuaza Londo, Irena Bogdani.

Sot, departamenti i Kontabilitetit mbulon mbi 30 disiplina që ofrohen në tre nivelet e programeve të studimit (cikli i parë, cikli i dytë dhe cikli i tretë i studimeve) në të gjitha degët e fakultetit të Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës, por dhe të fakulteteve të tjera. Departamenti, gjithashtu, jep aktivisht kontributin e tij shkencor e profesional në fusha e sektorë të ndryshëm të ekonomisë e biznesit të vendit. Departamenti ka kontakte bashkëpunimi me mjaft departamente të universiteteve të huaja perëndimore në SHBA, Angli, Itali, Gjermani, Francë, etj. Departamenti i Kontabilitetit. Ka marrëveshje me organizata profesionale si IEKA, IKM, KKK. Aktualisht ka 21 pedagogë efektivë, nga të cilët 2 profesorë, 3 profesorë të asociuar, 8 doktorë, një prej të cilëve edhe docent dhe 8 me diplomë master. Pjesa më e madhe e stafit akademik të departamentit është me një përvoje të gjatë jo vetëm në fushën akademike dhe kërkimore por edhe profesionale, nepermjet angazhimit në organizma profesionale dhe të biznesit brenda dhe jashtë vendit. I gjithë stafi akademik i departamentit është i angazhuar intensivisht të përballojë një ngarkesë të konsiderueshme pedagogjike dhe kërkimore. Në Departamentin e Kontabilitetit janë të angazhuar edhe pedagogët të ftuar me përvojë e me gradë shkencore, të cilët sjellin eksperiencën dhe ekspertizën e tyre praktike në mësimdhënie, si dhe disa asistentë të rinj të fushës së kontabilitetit dhe biznesit. Në departamentin e Kontabilitetit janë aktivizuar e aktivizohen si pedagogë të jashtëm personalitete, të cilët kanë kontribuar apo kontribuojnë në fusha të ndryshme të shërbimit publik në vendit tonë si: Prof.Dr. Genc Ruli, Prof.Dr. Lindita Lati, Prof.Dr. Zana Guxholli, Prof.Dr. Hysen Çela, etj.

Në vitin 2020 Departamenti i Kontabilitetit, Universiteti i Tiranës, është fitues i projektit “LeTSGEPs Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in Research Institutions– LeTSGEPs", i cili financohet nga Bashkimi Europian ne kuadrin e thirrjeve Horizon 2020 dhe fokusohet ne implementimin e Planeve te Barazise Gjinore ne Institucionet Kerkimore, në bashkëpunim me partnere te tjere europiane dhe me koordinator Universitetin e Modena, Itali.  Projekti synon zbatimin e planeve te barazise gjinore dhe buxhetimit gjinor në institucionet kerkimore ne Universitetin e Tiranes, por jo vetem.

Objektivat kryesore strategjike të Departamentit të Kontabilitetit janë:

  • Të sigurojë një shërbim cilësor të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor në fushën e kontabilitetit, nëpërmjet tërheqjes dhe angazhimit të stafit të kualifikuar e të studentëve më të mirë
  • Të mundësojë lidhje organike me insitutucionet e organizmat e ndryshme të biznesit, për të siguruar perfshirjen e duhur të studentëve të diplomuar në tregun e punës.
  • Të jetë një lider në fushën e zhvillimeve të rregullimit kontabël dhe të profesioneve në Shqipëri.
  • Të sigurojë bashkëpunime kombëtare dhe insitutucionale që i shërbejnë shkëmbimit të njohurive dhe eksperiencave si në aspektin pedagogjik dhe në atë të kërkimit shkencor.

 

Kërkimi në departament

Departamenti i Kontabilitetit është plotësisht i angazhuar në përmirësimin e dijeve në fushën e kontabilitetit, duke mundësuar një debat real, tepër konstruktiv mbi zhvillimet më të fundit në këtë displinë. Ai mbulon të gjitha temat e kontabilitetit, duke përfshirë trajtimin e standardeve dhe rregulloreve për raportimin financiar, te gjitha ceshtjet lidhur me auditimin dhe standartet nderkombetare te auditimit, taksat dhe legjislacionin përkatës, kontabilitetin e kostos dhe drejtimit, sistemet e kotnrollit të brendshëm, metodologjinë e kërkimit, kontabilitetin ligjor, etikën, e më gjerë.
Puna shkencore e Departamentit nëpërmjet kërkimeve inovatore dhe tepër të thelluara, në përputhje me nevojat e tregut për fushat e auditimit të jashtëm e të brendshëm, kontabilitetit dhe raportimit financiar dhe tatimor vlerësimit të aktiveve dhe ndërmjetësimit financiar, kanë siguruar një ndikim të madh të tij në diskutimin e teorive të kontabilitetit dhe praktikavee kombëtare. Departamenti është gjerësisht i angazhuar me komunitetin e praktikuesve të profesionit brenda dhe jashtë vendit nëpëmjet konferencave, kërkimeve, konsultimeve dhe diskutimeve të ndryshme.
Veprimtaria kërkimore-shkencore e Departamentit bëhet e njohur duke u përfshirë në tekstet e hartuara:(6 tekste ne nivel bachelor dhe 9 teskte ne nivel masteri, në botimet periodike brenda dhe jashtë vendit, në prezantimin në konferenca kombëtare e ndërkombëtare si dhe në ofrimin drejtpërdrejtë të përfundimeve e sugjerimeve institucioneve përkatëse të interesuara. Kështu, veprimtaria kërkimore-shkencore vlerësohet nëpërmjet raportesh të rregullta në departament, në mbrojtjen para jurive përkatëse apo në raportimin sipas detyrimeve, kur është rrjedhojë e pjesëmarrjes në projekte ndërkombëtare. Ndërkohë, veprimtaria që lidhet me kualifikimin e organizuar pasuniversitar vlerësohet sipas ligjit dhe procedurave të caktuara.
Puna kërkimore-shkencore e departamentit ka karakter të theksuar aplikativ për biznesin, OJF-të dhe institucione publike, vendase e ndërkombëtare që merren me kontabilitetin dhe auditimin. Qenia e stafit të departamentit pjesë aktive e këtyre institucioneve lehtëson perdorimin e gjetjeve dhe të kontributeve nga të interesuarit. Departamenti ka bashkepunime me departamente te universiteteve perendimore e rajonale, si ne Angli, Itali, France, Kosove etj.

 

Konferenca

Departamenti i Kontabilitetit ka qenë përherë i angazhuar në organizimin e konferencave shkencore, si një vendtakim i akademikëve dhe praktikuesve për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në fushën e kontabilitetit dhe problematikave më të rëndësishme që shfaq profesioni. Deri në vitin  2020, Departamenti numëron 10 konferenca, ndër të cilat pesë kombëtare dhe pesë ndërkombëtare.

Në shkurt 2020, Departamenti i Kontabilitetit kishte seksionin e vet të punimeve në Konferencën e FEUT, vit në të cilin të gjithë departamentet u organizuan me seksione me vete me tema nga fushat e tyre specifike. Në konferencë morën pjesë përvec pedagogëve të departamentit edhe studentë të doktoraturës. Punimet ishin me interes të vecantë, përfshinin cështje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik e financiar të vendit.

Në konferencën e vitit 2017: Departamenti i Kontabilitetit, në bashkëpunim me The Turkish Foundation for Collaboration of Accounting Academician-MODAV dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit, organizuan Konferencën e 14-të Ndërkombëtare “Auditing for Development and Sustainability”.

Në vitin 2016: Departamenti i Kontabilitetit organizoi Konferencën e tretë Ndërkombëtare mbi “Kontabilitetin dhe Auditimin”.

Në vitin 2013: Departamenti i Kontabilitetit organizoi Konferencën e dytë Ndërkombëtare mbi “Kontabilitetin, Auditimin dhe Raportimin Financiar”.

Në vitin 2008: Departamenti i Kontabilitetit, në bashkëpunim me South East Europian University of Tetovo, organizoi Konferencën e parë Ndërkombëare “Economic Integration into EU – Challenges and Opportunities”.

Departamenti i kushton një vëmendje të veçantë edhe punës kërkimore të studentëve të saj, kryesisht në nivelet master. Punimet e spikatura të studentëve janë prezantuar në konferenca të dedikuara për studentët e nivelit master, por shpesh ata kanë bashkëpunuar dhe kanë marrë pjesë edhe në konferencat e Departamentit. Deri në vitin 2011, studentët e nivelit master dhe bachelor, me mbështetje të pedagogëve të Departamentit kanë zhvilluar pesë konferenca kombëtare, dedikuar fushës së departamentit. Konferenca e fundit e organizuar prej tyre ka qenë mbi “Informacionin, Komunikimin dhe Biznesin”, një bashkëpunim i studentëve, Shoqatës Studentore “Kontabilistët” dhe Departamentit të Kontabilitetit. Në vitet e mëtejshme, studentët e Masterit Shkencor në Kontabilitet dhe Auditim i janë bashkangjitur grupit organizator të stafit të Departamentit, duke patur një seksion të veçantë për paraqitjen e punimeve të tyre shkencore.

 

Marrëveshje e bashkëpunime

Departamenti i Kontabilitetit bashkëpunon me disa institucione dhe firma tregtare, duke ofruar sipas rasteve ekspertizën e tij, por edhe duke mundësuar një terren të mirë për realizimin e praktikave për studentët e vet.
Disa nga marrëveshjet më të rëndësishme, në të cilat Departamenti i Kontabilitetit është përfitues, janë:
▪ Marrëveshja midis Universitetit të Tiranës (Fakulteti i Ekonomisë) dhe Universitetit të Torinos (Departamenti i Menaxhimit) me qëllim, promovimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve didaktike dhe shkencore midis dy insitucioneve, shkëmbimin e kërkuesve apo stafit akademik, përdorimin e bibliotekës, etj.
▪ Marrëveshja midis FEUT, Deloitte Albania dhe Universitetit të Torinos për Master Profesional në Financë, Kontabilitet dhe Auditim (FEUT) dhe Masterit në Auditim, Kontabiliteti dhe Auditim (Universiteti i Torinos) mbi kushtet, rregullat, proceset dhe procedurat e kontrollit, nëpërmjet të cilave Universiteti i Torinos njeh plotësisht provimet e MPFKA dhe anasjelltas.
▪ Memorandum bashkëpunimi midis Universitetit të Tiranës dhe Deloitte Albania Shpk mbi bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët, si: hartimi dhe zbatimi i programeve akademike specifike në nivel bachelor dhe master, zhvillimin e leksioneve nga lektorë të Deloitte, zhvillimin e praktikave të punës për studentët, etj. Aktualisht, Deloitte mbështet zhvillimin e MPFKA.
▪ Marrëveshje mirëkuptimi mbi “Bashkëpunimi dhe Ndërveprimin Ndërinstitucional” midis FEUT dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, më synimin kryesor rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve në fushën e auditimit të jashtëm dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.
▪ Marrëveshje bashkëpunimi midis FEUT dhe Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe zhvillimin e aktiviteteve kërkimore, shkencore dhe akademike midis dy insitucioneve.
▪ Marrëveshja mes Departamentit te Kontabilitetit dhe organizatës profesionale të audituesve Ligjore (IEKA)
Marrëveshja mes Departamentit te Kontabilitetit dhe organizatës profesionale të Kontabilisteve të Miratuar - Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM). Ndërkohë, Departamenti përfiton dhe është pjesëmarrës aktiv në bashkëpunimet me Bankën e Shqipërisë, Ministrinë e Financave, me të cilat ekzistojnë marrëveshje të nënëshkuara në nivel institucional. tjera të nënshkruara nga FEUT me institucioneve dhe organizma kombëtare dhe ndërkombëtare.
Marrëveshja mes Departamentit te Kontabilitetit dhe Instituti I Modelimeve ne Biznes IMB, per ofrimin e sherbimit te paketes Alpha mesimore, per te mundesuar zhvillimin e e lendeve te kompjuterizimit kontabel ne nivelin bachelor dhe master.

 

Studime dhe projekte

Nevojitet të theksojmë se veprimtaria kërkimore nuk është përqëndruar vetëm në pjesëmarrjen në konferenca, botimin e artikujve shkencorë apo përgatitjen e teksteve mësimore dhe atyre ndihmës. Ajo është pasuar edhe me kërkime shkencore modeste edhe në drejtime të tjera. Kjo veprimtari është konkretizuar me angazhimin maksimal të personelit të departamentit edhe në studime të ndryshme që janë ndërmarrë nga anëtarë të ndryshëm të departamentit dhe që janë realizuar në bashkëpunim me universitete të tjera, apo edhe me institucione e sipërmarrje private. Këto studime janë organizuar edhe ne kuadrin dhe si pjesë integrale e projekteve të qeverisë qëndrore dhe të asaj lokale. Si shembull mund të paraqitet oponenca per modelin ekonomik, për vlerësimin tekniko-ekonomik për industrinë e Nikel Silikateve në vendin tonë. i bërë nga përfaqësues të Departamentit të Kontabilitetit për Ministrinë e Ekonomisë, me kërkesë të tyre, po kështu studimi i eficiencës ekonomike të ujësjellësit të Tiranës, me kërkesë të Bashkisë Tiranë, ku bashkepunuan kolegë të departamentit dhe e finalizuan punën me nje studim me vlerë për pushtetin lokal.
Në mënyrë specifike, Departamenti i Kontabilitetit është angazhuar në përmbushjen e disa projekteve kryesore në proces që do tí shërbejnë edhe rishikimit e përmirësimit të kurrikulave të saj, por edhe me implementimin e metodave inovatore te buxhetimit dhe auditimit me bazë gjinore.

Projekti 1
Departamenti i Kontabilitet ka në proces projektin “The Enhancing Quality of Financial Reporting Project (EQ-FINREP) – Albania”, i cili mbështetet prej Bankës Botërore, dhe në të cilin është përfitues: në komponentin 4 “Strengthening accountancy and audit education of financial statements preparers and tax employees, and technical capacities of the accounting and audit professions”. Nje nga arritjet pozitive te projektit ishte rishikimi i te gjitha kurrikulave te lendeve qe zhvillohen ne bachelor dhe ne master per hartimin e tyre ne perputhje tyre me standartet nderkombetare te Edukimit (SNE). Po keshtu, u ndertua kurrikul e re per lenden Kontabilitet Ligjor (Forensic Accounting).

Projekti 2
Së fundmi departamenti i Kontabilitetit është fitues i projektit: “Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research institutions LeTSGEPs”, në kuadër të projekteve Horizon 2020, të financuara nga Bashkimi European. Fakulteti i Ekonomisë është një ndër partnerët e këtij projekti, me drejtues projekti Universitetin e Modenës dhe Regio Emilias, Itali. Ky projekt do të ketë në fokus orientimin dhe implementimin e planeve të qëndrueshme të barazisë gjinore në institucionet akademike dhe kërkimore.
Partnerë të këtij projekti janë:
Universiteti i Modenës dhe Regio Emilias, Itali, drejtues projekti
Universiteti RWTH Aachen, Gjermani
Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranes
Instituto delle Scienze del Mar, Spanje
Mathematical Institute of the Serbian Academy of Sciences and Arts, Serbi
Universiteti i Messinës, Itali
Universiteti Cergy Paris France
Instituti Max Planck Gesellschaft, Gjermani

Projekti 3
Departamenti i Kontabilitetit është i përfshirë në Projektin e Zhvillimit të Kontabilitetit të Sektorit Publik në Shqipëri, i cili mbështetet nga Banka Botërore dhe Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike, Konfederata e Zvicrës (SECO) si dhe zbatohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Projekti ka si objektiv 1) forcimin e kuadrit ligjor, rregullator dhe profesional të kontabilitetit dhe raportimit financiar të sektorit publik, duke zhvilluar një sistem të bazuar në standardet ndërkombëtare të raportimit në sektorin publik (IPSAS) si dhe 2) zhvillimin e kapaciteteve për zbatimin me sukses të tij. Në këtë aspekt departamenti i Kontabilitetit do të ketë mbështetje në përmirësimin e planeve mësimore si dhe bazës materiale për kontabilitetin e sektorit publik si dhe do të jetë aktivisht i përfshirë në trajnimet që do të zhvillohen në lidhje me zbatimin e këtyre standardeve në sektorin publik në vendin tonë.

 

Aktivitete

Departamenti i Kontabilitetit organizon leksione të hapura me specialistë të fushës së kontabilitetit, si pjesë e bashkëpunimit me institucione publike dhe kompani private, kryesisht për cështje të raportimit financiar. Këto leksione të hapura dhe orë informuese i vijnë në ndihmë studentëve për të njohur më mirë mundësitë e punësimit në institucionet dhe kompanitë përkatëse, pasi specialistët sjellin në auditor ekspertizën më të mirë, e të rejat në fushën e zbatimeve të kontabilitetit, duke i mbështetur studentët për të bërë një lidhje më praktike të njohurive të marra.

Në kuadër të informimit dhe krijimit të kontakteve të qendrueshme me studentë, Departamenti i Kontabilitetit në bashkëpunim me Departamentin e Financës organizon çdo fillim viti akademik ditët e takimeve informuese përkatësisht me studentët e vitit të parë, të dytë dhe të tretë, të ciklit Bachelor në degën “Financë-Kontabilitet”. Këto takime kanë si qëllim informimin e studentëve në lidhje me: programin mësimor, strukturën mësimore të vitit akademik, detyrimet e vitit, etj, si edhe njohjen me nevojat e studentëve. Gjithashtu, për studentët e nivelit Master në degën “Kontabilitet e Auditim”, Departamenti i Kontabilitetit zhvillon takime informuese të ngjashme, për studentët për t’í ndihmuar ata në përzgjedhjen e degës, të lëndëve me zgjedhje, për të lehtësuar edhe praktikat mësimore të tyre. Në këto takime të hapura ftohen kompani partnere me qëllim krijimin e mundësive të punësimit apo të praktikave mësimore, si edhe krijimin e urave të nevojshme të komunikimit midis biznesit dhe profesionistëve të ardhshëm. Këtij qëllimi i kanë shërbyer edhe panairet e përvitëshme të organizuara nga Fakulteti Ekonomisë, UT, ku Departamenti Kontabilitetit ka marrë pjesë aktive duke informuar edhe studentët e degës së tij për të marrë pjësë, e për tú krijuar mundësi për internship dhe punesim në të ardhmen.

Kontakt
E-mail:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.