Partneret:
1 VILABS OE EL (Koordinator) |
2 OXFORD BROOKES UNIVERSITY UK Partner |
3 Elliniko Idryma Evropaikis kai Exoterikis Politikis (HELLENIC)Greece Partner |
4 PANEPISTIMIO KRITIS EL Partner |
5 AARHUS UNIVERSITET DK Partner |
6 UNITATEA EXECUTIVA PENTRU FINANTAREA INVATAMANTRO Partner |
7 UNIVERSITATEA DIN BUCURESTI RO Partner |
8 SVEUCILISTE U ZAGREBU FAKULTET ELEKTROTEHNIKE I RAHR Partner |
9 UNIVERSITETI I TIRANES AL Partner |
10 ELLINIKO IDRYMA EREVNAS KAI KAINOTOMIAS EL Partner |
Projekti “Transforming R&I organisations and advancing the ERA through gender equality and inclusiveness in SEE” ka një kohëzgjatje prej 36 muaj. Ai synon të drejtojë një proces ndryshimi strukturor përmes transformimit të qëndrueshëm të planeve për barazi gjinore (GEP) në pesë organizata që kryejnë kërkime (RPO) dhe dy Organizata të Financimit të Kërkimit (RFO), organizata që operojnë në Vendet e Evropës Juglindore (EJL) (Greqia, Shqipëria, Kroacia dhe Rumania). Qëllimi i projektit është të intensifikojë përpjekjet dhe të rrisë kapacitetet gjinore për zbatimin e të qëndrueshme GEP-të, duke transformuar ORP/RFO-të dhe ekosistemet e tyre përkatëse të inovacionit drejt Barazisë Gjinore gjithëpërfshirëse (BGJ) përmes zhvillimit dhe ofrimit të programeve të mentorimit dhe trajnimit. Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, është i vetmi institucion kërkimor në Shqipëri i përfshirë si partner në këtë projekt.
Objektivet:
1.Manaxhimi i projektit. Zbatimi i planit strategjik dhe i manaxhimit të projektit në tërësi me qëllim arritjen e rezultateve të pritëshme. Supervizionimi i progresit të projektit.
2.Gjendja, strategjitë, politikat për hartimin dhe zbatimin e Planeve të Barazisë Gjinore - GEP në vendet e Ballkanit Jug Perëndimor.
3.Mentorimi, aktivitete të të mësuarit së bashku dhe ngritja e kapaciteteve në të gjitha organizatat partnere. Trainime brenda konsorciumit me qëllim rritjen e njohurive mbi barazinë gjinore në Institucionet kërkimore.
4.Risitë gjithëpërfshirëse. Njohja dhe të kuptuarit e strukturave ekzistuese dhe proceset e
duhura për të mbështetur komercializimin e kërkimit shkencor në RPO. Identifikimi i përvojave të komercializimit të kërkimit shkencor në RPO/IAL.
5.Monitorimi - sigurimi i cilësisë së projektimit gjithëpërfshirës dhe ndërsektorial dhe të aktiviteteve zbatuese; identifikimi i treguesve të vlerësimit përmes një procesi bashkëkrijimi me të mentoruarit, për të zhvilluar korniza vlerësimi të përshtatura sipas partnerëve.
6.Shpërndarja e informimi rreth projektit. Komunikimi e qëndrueshmëria. Rritja e ndërgjegjësimit dhe maksimizimi i dukshmërisë dhe ndikimit të projektit midis grupeve të synuara kyçe të brendshme dhe të jashtme; Lehtësimi i shkëmbimit të njohurive brenda Konsorciumit.
7.Çështje etike të projektit
Për më tepër ju mund të informoheni në faqen zyrtare të projektit https://see-era.eu/