Njoftohen aplikantët e interesuar që në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës do të kryhen aplikimet për studime në Ciklin e Dytë të studimeve "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional", për vitin akademik 2026-2027.
Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë do të kryhen nga data 07 Shtator 2026 deri në 05 Tetor 2026, ora 08:00 - 16:00, në Zyrën e Procesit Mësimor, kati II, pranë sallës A201.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
a. Diplomë dhe listë notash e ciklit të parë, të njehsuara me origjinalin (të noterizuara);
b. Formulari i aplikimit (kliko këtu për të shkarkuar);
c. Deklarata sipas shtojcës 1 (kliko këtu për të shkarkuar);
d. Deklarata sipas shtojcës 2 (kliko këtu për të shkarkuar);
e. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (ID ose Pasaportë);
f. Një fotografi personale;
d. Çertifikata e mbrojtjes së gjuhës së huaj për aplikantët në "Master i Shkencave"
Ju mirëpresim!
Klikoni për më tepër:
Kritere Pranimi Master, Viti Akademik 2026-2027 (https://feut.edu.al/programe-studimi/master/216-kriteret-e-pranimit-ne-ciklin-e-dyte-te-studimeve-master/2425-kriteret-e-pranimit-ne-ciklin-e-dyte-te-studimit-master)