Agjencia Universitare e Frankofonisë (AUF) njofton hapjen e thirrjes për aplikime në kuadër të Programit të Bursave të Kërkimit Doktoral dhe Postdoktoral “Eugen Ionescu”, edicioni 2026–2027.


Ky program, i mbështetur nga Qeveria Rumune, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe i koordinuar nga AUF, u ofron doktorantëve dhe personelit akademik e kërkimor të institucioneve anëtare të AUF-së mundësinë për të realizuar një qëndrim kërkimor tremujor pranë institucioneve të arsimit të lartë në Rumani, gjatë periudhës 1 maj – 31 korrik 2027.


Procesi i aplikimit përfshin dy faza të detyrueshme:
Sigurimin e një vërtetimi pranimi (attestation d’accueil) nga një institucion partner në Rumani.
Dorëzimin e dosjes së aplikimit online në platformën e AUF-së.


Afati i fundit i aplikimit është data 15 dhjetor 2026, ora 23:59 (ora e Bukureshtit).
Informacioni i detajuar mbi kriteret e pjesëmarrjes, dokumentacionin e kërkuar dhe procedurat e aplikimit gjendet në linkun e mëposhtëm:
https://www.auf.org/bourses-de-recherche-doctorale-et-postdoctorale-eugen-ionescu-2026-2027/
Për informacione të mëtejshme, mund të kontaktoni AUF-në në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.