Erasmus+ · Mobilitet i Stafit Akademik
Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti i Tiranës hap thirrjen për bursa mobiliteti për stafin akademik me kohë të plotë të Fakultetit të Ekonomisë, pranë Universitetin Kırşehir Ahi Evran, Turqi.
https://erasmus.ahievran.edu.tr/ ↗Destinacioni
Universitetin Kırşehir Ahi Evran, Turqi
Gjuha e mësimdhënies
Anglisht
Përfituesit
Staf akademik me kohë të plotë
Kurset për mësimdhënie
Ekonomiks
Manaxhim dhe Administrim
Literaturë dhe Linguistikë
Histori dhe Arkeologji
Gjeografi
Matematikë
Shkenca politike
Bursa përfshin
Kompensim ditor 148 €.
Dokumentet e nevojshme
CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze
Kopje e Pasaportës
Letër motivimi (në gjuhën angleze)
Vërtetim punësimi
Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet)
Plani i mobilitetit për Mësimdhënie
Afati për aplikim
09 Tetor 2026, ora 10:00
Dokumentet duhen dorëzuar të skanuara në email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!