Fondacioni Federal Gjerman për Mjedis (DBU) ka hapur thirrjen për aplikime në programin CEE-DBU Fellowship, i cili ofron mundësi kërkimi dhe zhvillimi profesional në Gjermani për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj. Programi është i hapur për studentë aktualë PhD, studentë Master që diplomohen gjatë këtij viti, si dhe për të diplomuar Master që nga viti 2020, nga të gjitha disiplinat akademike. 

Programi ofron:

  • Pagesë mujore prej 1450 Euro (e pataksuar);
  • Sigurim shëndetësor;
  • Kurs intensiv të gjuhës gjermane gjatë muajit të parë të qëndrimit në Gjermani;
  • Mbështetje për gjetjen e institucionit pritës (universitet, institut kërkimor, kompani, OJF etj.);
  • Kohëzgjatje të programit nga 6 deri në 12 muaj;
  • Mundësi për Alumni Fellowship 3-mujore pas përfundimit të programit;
  • Mbështetje financiare për vazhdimin e kërkimeve në Shqipëri përmes programit Small Grant. 

Për aplikim nevojiten:

  • Një projekt-propozim (Project Proposal) në gjuhën angleze, maksimumi 3 faqe A4;
  • Një letër rekomandimi në gjuhën angleze nga një profesor ose punëdhënës;
  • Diploma dhe lista notash në gjuhën angleze;
  • CV në gjuhën angleze;
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze. Njohja e gjuhës gjermane nuk është e detyrueshme. 

Për më shumë informacion mbi programin vizitoni: https://www.dbu.de/en/promotion/moe-fellowship/ 

Aplikimi realizohet online në: https://cms.dbu.de/2602.html 

Afati i aplikimit: 5 shtator 2026. 

Për çdo pyetje mund të kontaktoni: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Aleksandër Peqini
Koordinator i programit CEE-DBU Fellowship për Shqipërinë. 

Klikoni për më tepër:

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.