Në kuadër të programit Erasmus+, është hapur thirrja e katërt për aplikime për bursa mobiliteti për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

Lloji i mobilitetit:

  • Shkëmbim studentësh për studime.

Nivelet e studimit:

  • Bachelor (1 semestër)
  • Master (1 semestër)

Bursa përfshin:

  • Grant mujor prej 800 Euro;
  • Mbështetje për udhëtimin prej 275 Euro;
  • Përjashtim nga tarifat e shkollimit në universitetin pritës. 

Programet e studimit në gjuhën angleze mund të konsultohen në:

Afati i aplikimit: 07 gusht 2026, ora 10:00. Dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht në Rektoratin e Universitetit të Tiranës dhe të dërgohet i skanuar në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 Për informacion të detajuar mbi kriteret dhe dokumentacionin e aplikimit, konsultoni thirrjen e plotë bashkëlidhur.

Klikoni për më tepër:

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.