Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët Doktoraturë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Ekonomisë në Varna, Bullgari, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. https://ue-varna.bg/en/p/8302/international-relations/exchange-opportunities/erasmus
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
    - Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
    - PhD;
Kohëzgjatja e bursave:
    - 5+2 ditë (short-term mobility);
Fushat e studimit:
    - Ekonomi;
Për t’u njohur me programet e studimit të ofruara nga Universiteti i Ekonomisë Varna klikoni në adresën: https://ue-varna.bg/uploads/filemanager/349/Final%20course%20list%2025-26.pdf
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
    - CV (në gjuhën angleze);
    - Kopje e Pasaportës;
    - Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht);
    - Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
    - Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B1);
Afati për aplikim: 17 Korrik 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.