Eshtë hapur Thirrja XI e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
 
Ky program përbën një mundësi të rëndësishme për të gjithë të rinjtë nga mosha 21 deri në 29 vjeç, të diplomuar në një program studimi të ciklit të parë (Bachelor) ose të ciklit të dytë (Master) të ofruar nga një institucion i arsimit të lartë.
 
Praktikantët do të përfitojnë:
  • Praktikë pune 3-mujore;
  • Kompensim financiar në formën e trajtimit ushqimor;
  • Një program të posaçëm trajnimi të zhvilluar nga ASPA;
  • Mundësi për punësim me kontratë pune 1-vjeçare.
 
Afati i  aplikimit, brenda datës 16 Gusht 2026.
 
Aplikimi kryhet vetëm online, përmes platformës zyrtare: https://praktika.rinia.gov.al.
Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.