Në kuadër të Aleancës UNINOVIS, ku Universiteti i Tiranës bën pjesë, është shpallur "Konkursi i Fotografisë", si pjesë e aktivitetit "Të Gjitha Ngjyrat e UNINOVIS".
UNINOVIS po lançon nje Konkurs Fotografie, ku ftohen studentet dhe personeli te fotografojne jeten në kampusin universitar, duke theksuar kreativitetin, diversitetin dhe përvojat e përditshme.
Dita e Ngjyrave eshte krijuar për të bashkuar kampuset në të gjithë aleancën duke inkurajuar studentët dhe personelin të promovojnë dhe shfaqin ngjyrat e universitetit të tyre. Përmes këtij aktiviteti, synohet të festohet vizualisht diversiteti, përkatesia dhe identiteti jonë i përbashkët evropian.
Pjesemarrësit duhet të paraqesin foto të frymëzuara nga ngjyrat e jetës universitare. Permbajtja duhet të pasqyrojë jetën autentike studentore dhe diversitetin kulturor.
Fotot publikohen përmes mediave sociale duke përdorur #captureuninovis
Data e fillimit: 8 qershor. Afati i fundit per pjesemarrje: 30 qershor.
Punimet e perzgjedhura do të shfaqen në platformat UNINOVIS dhe fituesit do të shpallen pas afatit.
Të gjithë studentët e interesuar duhet të postojne foto në mediat sociale duke përdorur edhe hashtagun e fushatës: #uninoviscolorday.
Klikoni për më tepër.