Në kuadër të Alencës UNINOVIS, janë hapur thirrjet për research internship, ku mund të aplikojnë studentë PhD dhe personeli akademik nga universitetet partnere.
Profesorë të ndryshëm nga 8 universitetet partnere kanë shprehur dëshirën për të pritur student PhD dhe staf akademik në fushat e tyre përkatëse, për të forcuar bashkëpunimin mes tyre.
Bazuar në listën e vënë në dispozicion në webin e Aleancës (UNINOVIS – Call for Research Interns 2025–2026), studentët PhD dhe stafi akademik i UT-së ka mundesinë, në bazë të fushës së studimit, të aplikojë për Internship në nje nga institucionet përkatëse.
Informacionin për mënyrën e aplikimin, listën e pedagogëve, fushat e bashkëpunimit i gjeni në websitin e Aleancës: UNINOVIS – Call for Research Interns 2025–2026.
Kohëzgjatja e qëndrimit do të dakordësohet me profesorin pritës.
Për internshipin, universitetetet që ofrojnë bursë Erasmus+ për aplikantët nga UT janë: Universiteti Sorbonne Paris Nord, Francë dhe Universiteti i Wurzburgut, Gjermani, ndërsa në rast interesi dhe aplikimi në universitete të tjera, kostot do të mbulohen nga vetë aplikanti.
Afati për aplikim: 15 Janar 2026.