Zgjidhni mënyrën që ju përshtatet: dokument digjital përmes e-Albania, ose dokument me vulë të njomë përmes aplikimit online të fakultetit.
Dokument digjital
Përmes e-Albania
Aplikoni online me llogarinë tuaj në e-Albania. Dokumenti vjen me vulë dhe firmë elektronike, pa pasur nevojë të vini në fakultet.
- Vërtetim i listës së notave
- Vërtetim diplomimi
Dokument me vulë të njomë
Aplikim online në fakultet
Paguani në Postë ose në bankë, plotësoni formularin dhe ngarkoni foton e pagesës. Do të merrni numrin e kërkesës me email dhe njoftim kur dokumenti të jetë gati.
- Program lëndësh
- Listë notash
- Vërtetim studenti
- Karton diplome dhe dublikat
Hapni formularin e aplikimit
Dokumentet origjinale dorëzohen fizikisht me numrin e kërkesës.