Programi: KEI
Fusha/Veprimi: Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion - KEI
Titulli i Projektit: Analiza e ndërveprimit përgjegjësi sociale me inovacionet e gjelbërta në drejtim të rritjes së konkurrueshmërisë së bizneseve (Studim analitik dhe empirik i bizneseve shqiptare)
Viti i fillimit: 2025
Kohezgjatja: 12 Muaj
Qellimi i Projektit: Qëllimi i këtij projekti është të analizojë në mënyrë teorike dhe empirike marrëdhënien ndërmjet përgjegjësisë sociale të korporatave (CSR) dhe inovacionit të teknologjive të gjelbra (GTI) në kontekstin shqiptar. Projekti synon të identifikojë faktorët që ndikojnë në këtë ndërveprim dhe rolin e ndërgjegjësimit mjedisor në bizneset shqiptare. Përmes rasteve konkrete, synohet të vlerësohet ndikimi i praktikave të CSR në përmirësimin e performancës mjedisore dhe rritjen e konkurrueshmërisë afatgjatë. Në përfundim, studimi synon të ofrojë rekomandime praktike për mbështetjen e bizneseve në implementimin efektiv të CSR dhe teknologjive të gjelbra.
Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.