Programi: KEI
Fusha/Veprimi: Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion - KEI
Titulli i Projektit: Menaxherët e rinj për një ekonomi më të gjelbër
Viti i fillimit: 2023
Kohezgjatja: 18 Muaj
Qellimi i Projektit: "Qëllimi kryesor i projektit 'Menaxheret e rinj per nje ekonomi me te gjelber' është rritja e ndërgjegjësimit të studentëve në lidhje me ekonominë e gjelbër përmes kurrikulave të fshehta, me anë të drejtimit të projekteve të kurseve drejt ekonomisë së gjelbër, leksioneve të hapura dhe vizitave në biznese. Projekti udhëhiqet nga tre objektiva kryesor: 1. Objektivi i parë lidhet me krijimin e një forme të kurikulave të fshehta të cilat do të pilotohen për të rritur ndërgjegjësimin e studentëve për ekonominë e gjelbër. 2. Objektivi i dytë i këtij projekti lidhet me vlerësimin e ndikimit të këtyre ndërhyrjeve tek studentët, ndikim i cili do të rezultojë nga diferencat në perceptimet e stuedentëve pas realizimit të kurrikulave të fshehta, vizitave në biznese dhe trajnimeve. 3. Objektivi i tretë i këtij projekti lidhet me zhvillimin e kërkimeve shkencore të pedagogëve të përfshirë në projekt në lidhje me qasjet e studentëve drejt ekonomisë së gjelbër dhe efektit të kurrikulave të fshehta. Këto punime shkencore do të përfshihen në konferenca të cilat lidhen me fushën. Këto gjetje do të ndahen me stafin akademik sikurse dhe do të krijohet një hapësirë virtuale me materiale udhëzese e literaturë."
Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.