Titulli akademik i studimitDiplomë e Masterit Profesional në Tekonologji Informacioni dhe Menaxhimi i Proceseve të Biznesit
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion Publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 1.5 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

  • Diplomë Bachelor e Fakultetit të Ekonomisë, UT

  • Diplomë Bachelor në Informatikë,  Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike, dhe degë të tjera të ngjashme në fakultete të tjera të IAL (publike/jopublike–vendase/të huaja) mund të pranohen pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre sipas rregulloreve përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë, UT dhe pas plotësimit të njohurive të tyre formuese.


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Ky master i drejtohet studentëve që duan të kenë njohuri të specializuara në programimin dhe implementimin e proceseve të biznesit dhe të konsolidojnë aftësitë e tyre organizative dhe menaxheriale. Programi i studimit ka për qëllim të formojë profesionistë në fushën e sistemeve të informacionit më bashkëkohore të tipit Enterprise Resource Programing (ERP) si SAP, për të cilat Deloitte Albania në bashkëpunim me Deloitte Italy ofron shërbime konsulence për biznese vendase dhe të huaja (në vende të BE), si në analizën funksionale të biznesit dhe programimin e personalizuar të moduleve të tyre ashtu edhe në implementim.

Objektivat e programit të studimit:

  • Të diplomuarit do të jenë të aftë të planifikojnë, drejtojnë, organizojnë dhe marrin pjesë në grupe pune dhe projekte në grup, që mundësojnë arritjen e zgjidhjeve të suksesshme të biznesit dhe aplikimin e sistemeve të informacionit sipas nevojave të tyre.

  • Të diplomuarit do të mund të fitojnë aftësitë për të komunikuar dhe bashkëpunuar me persona në role të ndryshme të sistemeve të informacionit si: përdorues, menaxherë, zhvillues, analistë dhe administratorë rrjeti/baze të dhënash.

  • Të diplomuarit do të fitojnë mundësinë për të kuptuar funksionet dhe aplikimet e kompjuterave në mjedisin e sistemeve të informacionit dhe të aplikojnë këtë kuptueshmëri brenda organizatës dhe strukturave e proceseve të biznesit.

  • Të diplomuarit do të mund të arrijnë të zgjidhin probleme ekonomike duke identifikuar, analizuar, zhvilluar dhe implementuar zgjidhje, bazuar në sistemet e informacionit.

  • Të diplomuarit do të fitojnë aftësinë për të mirëmbajtur njohuritë aktuale të metodologjive dhe teknologjive të sistemeve të reja të informacionit, për të adresuar nevojat kritike të biznesit në lidhje me kërkesat, qëllimet strategjike dhe veprimet e përditshme.

  • Të diplomuarit do të mund të tregojnë aftesinë për të kuptuar dhe aplikuar konsiderata etike ndaj problemeve të ndryshme në mjedisin e sistemeve të informacionit dhe proceseve të biznesit.

  • Të diplomuarit do të mund të zhvillojnë aftësitë mbi planifikimin analitik, strategjik e kërkimor dhe menaxhimin e projekteve.

Veprimtaritë formuese:

  1. Lëndë të formimit të përgjithshëm: Infrastruktura TI, Qeverisja dhe auditimi i TI.

  2. Lëndë të formimit karakterizues: Menaxhim financiar i avancuar, Menaxhimi i informacionit, Sisteme informacioni në menaxhim, Integrimi i sistemeve, Menaxhimi i projekteve TI.

  3. Lëndë integruese: Sistemet e informacionit në kontabilitet.

  4. Lëndë me zgjedhje: Sjellje organizative, Analiza të dhënave, Gjuhë e huaj për biznesin(Anglisht/Gjermanisht/Italisht), Modelimet e proceseve të biznesit, Procese administrative dhe fiskaliteti i ndërmarrjes.

  5. Praktika.

  6. Projekti kërkimor dhe teza.


Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

NotaPikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studentët do të kenë një sërë mundësish në zhvillimin e karrierës së tyre si profesionistë në pozicione të tilla si:

  • Konsulentë të aftë të kuptojnë dhe drejtojnë ciklin e jetës së shërbimeve IT.

  • Analistë të aftë të aplikojnë metodologjitë standarde dhe praktikat më të mira për të optimizuar proceset e biznesit.

  • Administratorë dhe/ose Analistë të Bazave të të Dhënave.

  • Menaxhues të Sistemeve të Informacionit.

  • Menaxherë Projektesh.

Më konkretisht, funksionet në të cilat të diplomuarit në këtë Master mund të kryejnë në kompani të shërbimeve profesionale, janë si më poshtë:

  • Shërbime të vlerësimit të Rrezikut të Ndërmarrjeve: Auditues të Teknologjisë së Informacionit dhe Analist të Dhënash;

  • Programues të programeve të personalizuara ERP;

  • Analistë Biznesi sipas funksioneve të biznesit: Analist Financiar Biznesi, Analist të Operacioneve dhe të Proceseve të Biznesit.


Detajet e programit të studimit

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
1 Infrastruktura TI 6 60 I
2 Menaxhim Financiar i Avancuar 6 60 I
3 Sistemet e Bazave të të Dhënave të Avancuara 7 75 I
4 Sisteme Informacioni në Menaxhim 7 75 I
5 Sistemet e Informacionit në Kontabilitet 7 75 I
         
Gjithsej Viti i Parë 33 345  
Viti i Dytë
1 Integrimi i Sistemeve 6 60 I
2 Menaxhimi i projekteve TI 6 60 I
3 Qeverisja dhe Auditimi i TI 6 60  
4 Sjellje Organizative 6 60  
5 Lëndë me zgjedhje Analiza e të dhënave 6 60  
6 Praktika 9 90  
7 Projekti kërkimor dhe teza 18 180  
Gjithsej Viti i Dytë 57 570  
Total Viti I+II 90 915  
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.