Titulli akademik i studimitDiplomë Master Profesional në Administrim Publik
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Institucion Publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 (dy) vite
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degë të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pranohen në programin e Masterit pa plotësim të njohurive formuese. Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në fakultete të ekonomisë, (publike/jopublike–vendase/të huaja) mund të pranohen, pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre sipas rregulloreve përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Ndërsa, nga institucione të tjera të arsimit të lartë, do të pranohen edhe studentët që kanë fituar një BSc në Shkenca Sociale, Shkenca Politike, Drejtësi dhe Agro-biznes të fakulteteve të shkollave publike dhe jo publike, vendase e të huaja. Në të gjitha këto raste, pranimi i studentëve kërkon paraprakisht njohjen e tyre sipas rregullores përkatëse të fakultetit.

Kritere të tjera pranimi (nëse ka) për pranimin në programin master: zotërimi i një BSc me mesatare të përgjithshme mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT; zotërimi i një diplome BSc të marrë në universitete të huaja, pas njohjes së tyre, me mesataren mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT; kriter tjetër (në rast se numri i kërkesave kalon numrin maksimal të studentëve): a - Testim me shkrim për formimin logjik, dhe /ose b- Mesatare e specialitetit, mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT.


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Ky program studimi, synon të përgatisë studentët për karrierën si profesionistë në organizatat publike, në nivel qëndror apo lokal, për të plotësuar nevojat dhe sfidat e ardhshme të shërbimit publik. Ky program, synon që të:

  • Sigurojë mundësitë e një edukimi vizionar,

  • Të diplomuarit të jenë konkurrues në rang kombëtar dhe jo vetëm, duke u fokusuar tek lidhja e fuqishme e teorisë me praktikën, si faktor kyc për efektivitetin e këtij programi.

  • Ofrojë një hetim të thelluar të problemeve shoqërore dhe sfidave kritike me të cilat përballen organizatat dhe agjensitë qeveritare, organizatat jo-fitimprurëse apo çdo formë tjetër organizimi e cila është e përfshirë në krijimin e vlerës publike.

  • Ofrojë formëzim të njohurive praktike, për arritjen e objektivave profesionale në fushën e administrimit publik, duke pasur në brendësi të saj programe lëndësh me natyrë aplikative.

  • Të pajisë studentët me aftësi dhe njohuri të thelluara të kuadrit zbatues, në fushën e administrimit publik.

  • Garantojë një karrierë të suksesshme profesionale të studentëve në sektorin publik.

  • Integrojë njohuritë e thelluara teorike me ato praktike, në fushën e administrimit publik, nëpërmjet një modeli mësimi të mbeshtetur në praktikat më të mira

  • Nxisë tek studentët kreativitetin dhe të menduarin kritik, për të adresuar zgjidhje për probleme të ndryshme, me të cilat ndeshen organizatat publike sot.

Programi Master Profesional në Administrim Publik, synon të sigurojë një aparat të plotë dhe të fokusuar njëkohësisht në fushat e:

  • Manaxhimit të organizatave publike;

  • Implementimit të suksesshëm të strategjive dhe politikave publike;

  • Manaxhimit financiar të organizatave publike;

  • Kontrollin dhe vlerësimin e performancës së organizatave publike, etj.

Veprimtaritë formuese:

1. Lëndë të formimit të përgjithshëm (Administrim Publik, Financa Publike, E drejta Administrative, Administrim Fiskal.)

24 kredite

2. Lëndë të formimit karakterizues (MBNJ në Sektorin Publik, Planifikim Strategjik, Qeverisja Qëndrore dhe Lokale, Sjellja në Organizatat Publike, Manaxhimi i Organizatave Publike, Lidershipi, Vlerësimi i Politikave dhe Performancës në Sektorin Publik, Vendimmarrja në Organizatat Publike)

48 kredite

3. Lëndë integruese (Sistemet e Informacionit të Menaxhimit, Manaxhim Projekti.)

12 kredite

4. Lëndë me zgjedhje (Administrim Publik European/ Probleme të Biznesit dhe Manaxhimi i Riorganizimit)                                        

6 kredite

5. Lëndë të formimit plotësues (Praktika.)

15 kredite

6. Përgatitje tezë diplome (Mikroteza )

15 kredite


Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

NotaPikët
4 0-50 pikë
5 51-57 pikë
6 58-65 pikë
7 66-73 pikë
8 74-81 pikë
9 82-89 pikë
10 90-100 pikë

Mundësia për studime të mëtejshme

Kurrikula prej 120 kreditesh e programit të Masterit Shkencor në Administrim Publik është e ndërtuar sipas kartës së Bolonjës dhe është pjesë e sistemit Europian të transferimit dhe akumulimit të krediteve (ETCS). Kjo i mundëson studentëve transferimin e krediteve të marra në këtë program studimi të këtij institucioni, në një institucion tjetër, duke rritur fleksibilitetin e programit të studimit për studentët dhe duke i dhënë atyre mundësinë për studime të mëtejshme në institucione të tjera brenda dhe jashtë vendit. E gjithë kjo është në interes të mbështetjes, ballafaqimit dhe adoptimit ndaj nevojave të ndryshueshme dhe dinamike të sektorit publik.


Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert i administrimit publik me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe praktike. Përfitimi i këtyre njohurive bën të mundur që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në:

  • Institucione në nivel qendror dhe lokal

  • Ente,

  • Agjensi dhe shoqata të ndryshme,

  • Organizata jofitimprurëse,

  • Organizata joqeveritare vendase dhe të huaja,

  • Organizata të tjera qeveritare, si specialist i fushës përkatëse të studimit apo në rolin e administratorit të organizatave të cilat janë të përfshira në krijimin e vlerës publike.

Pas përfundimit të programit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karriere të suksesshme edhe si profesionist i pavarur, në veçanti duke ndjekur rrugën e ushtrimit të profesionit të konsulentit për organizatat publike. Përfundimi i Masterit Profesional në Administrim Publik i jep mundësinë të diplomuarve që të punojnë si specialist të fushës përkatëse të studimit apo në rolin e administratorit publik.


Detajet e programit të studimit

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
Viti i Parë
1 Administrim Publik 7 60 I
2 Manaxhimi i Burimeve Njerëzore në Sektorin Publik 6 60 I
3 Financa Publike 6 60 I
4 Planifikim Strategjik 7 60 I
5 Sistemet e Informacionit të Manaxhimit 6 60 I
6 Manaxhim Projekti 7 60 II
7 Qeverisja Qendrore dhe Lokale 6 60 II
8 Sjellja në organizatat publike 6 60 II
9 E Drejtë Administrative 6 60 II
10 Administrim Fiskal 6 60 II
Gjithsej Viti i Parë 63 600  
Viti i Dytë
Lëndë me Zgjedhje
1 Administrim Publik Europian 6 60 I
Probleme të biznesit dhe Manaxhimi i Riorganizimit
2 Manaxhimi i Organizatave Publike 6 60 I
3 Lidershipi 6 60 I
4 Vlerësimi i Politikave dhe Performancës në Sektorin Publik 6 60 I
5 Vendimmarrja në Organizatat Publike 6 60 I
6 Praktika 12 300 II
7 Mikroteza 15 50 II
Gjithsej Viti i Dytë 57 650  
Totali i Krediteve dhe Orëve 120 1250  
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.