Në datën 17 Qershor 2021 në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, u zhvillua Forumi i Diskutimit “Apliko pagesën elektronike” nga Grupi studentor ABC Tirana Club.
Ky është edicioni i tretë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, të cilin ABC Tirana Club e realizon për të tretin vit rradhazi në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe e mbështetur nga Raiffeisen Invest Shqipëri.
“Apliko pagesën elektronike” ka nisur që prej 15 Prillit 2021 dhe po vijon me qëllim:
- nxitjen e publikut që të informohet dhe ndërgjegjësohet për nevojën e aplikimit të pagesave elektronike;
- prezantimin e efekteve pozitive dhe ndikimin në jetën e tyre të përditshme, por dhe impaktin në zhvillimin ekonomik, financiar të vendit etj;
- nxitjen e ekspertëve të fushës të jenë aktivë për gjenerimin e diskutimit dhe qarkullimit të ideve dhe pikëpamjeve mbi temën.
Johan MUKA, drejtues i ABC Tirana Club u shpreh se projekti synon dhe “nxitjen e institucioneve dhe agjencive publike e private, Ministrinë e Financës dhe Ekonomisë, Bankën Qendrore, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, bankat e nivelit të dytë, Shoqatën Shqiptare të Bankave, qarqet universitare dhe akademike, shoqatat e konsumatorëve etj., që të intensifikojnë fushatat e informimit dhe edukimit në këto aspekte etj”.
Gjatë Forumit u prezantuan dhe gjetjet e një sondazhi që ka zhvilluar së fundmi ABC Tirana Club, me 350 konsumatorë në kryeqytet.
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori KULE ka përshëndetur këtë iniciativë të studentëve.
Aktivistët e ABC Tirana Club janë shprehur se do të vijojnë fushatën e informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut mbi përdorimin në shkallë të gjerë të pagesave dhe transfertave elektronike. Ata kanë zhvilluar edicionin e parë të programit të tyre, titulluar “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!” në vitin 2019, ndërsa në vitin 2020 zhvilluan edicionin e dytë të titulluar “DeCashizimi kundër informalitetit”.

Klikoni për më tepër:

Projekti studentor i ABC Tirana Club “Apliko pagesën elektronike” në Fakultetin e Ekonomisë

WhatsApp_Image_2021-06-22_at_20.04.36_1.jpeg        WhatsApp_Image_2021-06-22_at_20.04.36_3.jpeg

WhatsApp_Image_2021-06-22_at_20.04.36_2.jpeg        WhatsApp_Image_2021-06-22_at_20.04.36.jpeg

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.