Të dashur Maturantë!
Pas mbylljes së regjistrimeve të raundit të dytë në datën 04 Tetor, në Fakultetin e Ekonomisë ka ende kuota të lira në programet e studimit, përkatësisht:
Administrim-Biznesi 27 kuota të lira |
|
Ekonomiks 14 kuota të lira |
|
|
|
Informatikë Ekonomike 4 kuota të lira |
|
Bazuar në Urdhërin e Përbashkët të QSHA dhe RASH Nr. 108, dt. 15.06.2026, që mbështetet në Udhëzimin e MAS Nr. 12, dt. 30.06.2023:
Në datat 8–9 Tetor, ora 08:00–16:00, maturantët që janë pjesë e portalit U-Albania të cilët rezultojnë të paregjistruar në asnjë program studimi, kanë të drejtën e regjistrimit në një nga degët me kuota të lira në Fakultetin e Ekonomisë.
Kandidatët duhet të marrin me vete diplomën/çertifikatën e shkollës së mesme, të shkarkuar nga portali e-Albania, ose dokumentin origjinal. Formulari i kërkesës i vihet në dispozicion aplikantit kur paraqitet pranë posteve të regjistrimit në Fakultetin e Ekonomisë, kati i parë, pranë Zyrës së Informacionit.
Datat me rëndësi
|
Regjistrimi
8–9 Tetor
ora 08:00–16:00
|
|
|
Shpallja e Listave
12 Tetor
|
|
|
Regjistrimi Fituesve
13 Tetor
ora 08:00–16:00
|
|