Banka e Shqipërisë ka shpallur të hapur konkursin “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë 2026”.

Në këtë konkurs, Banka e Shqipërisë fton të gjithë studentët shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit gjatë periudhës tetor 2025 – tetor 2026, të konkurrojnë me temat e tyre të diplomës mbi çështje të lidhura me integrimin dhe zhvillimin ekonomik, ekonomiksin monetar e ndërkombëtar, stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar, etj.

Përzgjedhja e tre temave fituese do të bëhet nga një komision i posaçëm shkencor i ngritur pranë Bankës së Shqipërisë. 

Afati i fundit i dorëzimit të temave është data 31 tetor 2026.

Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës ju uron suksese!

Klikoni për më tepër:

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.