Informacion mbi hapjen e thirrjes FSR Post-doc 2027 të UCLouvain (Belgjikë), e cila ofron mundësi financimi për studiues postdoktoralë ndërkombëtarë për një periudhë deri në 3 vjet. Thirrja parashikon financimin e 15 pozicioneve postdoktorale dhe është e hapur për studiues në mobilitet ndërkombëtar që dëshirojnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre kërkimor në UCLouvain. Aplikimi kryhet në bashkëpunim me një supervizor në UCLouvain dhe duhet të dorëzohet deri më 23 shtator 2026.
Një element i rëndësishëm i kësaj skeme është se aplikantët duhet të aplikojnë paralelisht edhe në programin “Postdoctoral Researcher Fellowship” të F.R.S.-FNRS. Kjo synon të sigurojë mbështetje financiare për kandidatët e përzgjedhur, duke garantuar financimin e tyre edhe në rast se nuk përzgjidhen nga F.R.S.-FNRS.
Aplikantët që plotësojnë kushtet inkurajohen gjithashtu të aplikojnë edhe në thirrjen Horizon Europe – Marie Skłodowska-Curie Actions (MSCA) Postdoctoral Fellowships, e cila aktualisht është e hapur dhe mbyllet më 9 shtator 2026.
Për t'u kualifikuar, studiuesi nuk duhet të ketë banuar ose zhvilluar aktivitetin kryesor në Belgjikë për më shumë se 24 muaj gjatë 36 muajve që paraprijnë datën e fillimit të projektit.
Përzgjedhja e kandidatëve do të zhvillohet në tre faza: paraselektimi nga Këshilli i Kërkimit i UCLouvain, vlerësimi nga ekspertë ndërkombëtarë dhe intervistat me kandidatët më të vlerësuar.
Informacioni i plotë mbi thirrjen dhe dokumentacionin e aplikimit mund të gjendet në:
https://www.uclouvain.be/en/news/appel-fsr-bourses-accueil-de-post-doctorants-en-mobilite-internationale
https://www.uclouvain.be/en/news/appel-fsr-bourses-accueil-de-post-doctorants-en-mobilite-internationale