European Cooperation in Science and Technology (COST) ka hapur thirrjet për 80 Aksione të reja, duke ofruar mundësi bashkëpunimi ndërkombëtar në kërkim shkencor dhe inovacion për të gjithë kërkuesit shqiptarë.
Këtë vit, numri i Aksioneve COST është rritur nga 70 në 80, duke reflektuar zgjerimin e vazhdueshëm të rrjeteve europiane të kërkimit dhe angazhimin për një përfshirje edhe më të gjerë të komunitetit shkencor.
Ftojmë kërkuesit, pedagogët dhe inovatorët shqiptarë të ndjekin këto mundësi dhe të bëhen pjesë e rrjeteve europiane të ekselencës.