Hht_kryesroe_26.jpg

Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, organizoi me sukses më 14 Maj 2026 “Dita e Karrierës – Hidh hapin tënd”, duke mbledhur mbi 60 kompani nga sektorë te rëndesishem si sektori bankar, kompani konsulence, IT, telekomunikacioni, sigurime, digjitalizimi, aviacioni dhe prodhimi.

Mbi 2000 studentë vizituan panairin, duke përfituar mundësi konkrete për praktika profesionale, punësim, këshillim karriere dhe rrjetëzim profesional. Studentët patën mundësinë të komunikojnë nga afër me punëdhënësit, të eksplorojnë mundësi reale karriere dhe të krijojnë lidhje të drejtpërdrejta me përfaqësues të rëndësishëm të tregut të punës.

Ky aktivitet forcoi edhe më tej misionin e FEUT për të afruar studentët me biznesin, institucionet dhe zhvillimin profesional, duke krijuar ura të forta drejt tregut të punës, karrierës dhe suksesit të tyre të ardhshëm.

Falënderojmë gjithë studentët, kompanitë pjesëmarrëse dhe partnerët që e bënë këtë event një sukses për FEUT.

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.