Në kuadër të projektit “Transitioning to Teaching with Incorporated Education for Sustainable Development” (ToTinESD - 10123897), i shpallur fitues nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus+, Jean Monnet Module 2025, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, zhvillohet Spring School on Sustainability and Innovation: “Shaping a Greener Future Through Education” me studentë që ndjekin studimet në vitin e tretë Bachelor pranë FEUT. 

Aktivitet do të zhvillohet nga data 11.05.2026 - 22.05.2026. Shkolla Pranverore do të ofrojë një program interaktiv, duke përfshirë leksione, seanca simulimi dhe raste studimore për të nxitur të menduarit kritik dhe pjesëmarrjen aktive. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e lartë të Shqipërisë ndaj ndryshimeve klimatike, programi i shkollës pranverore do të nxjerrë në pah rëndësinë e investimeve në projekte të gjelbra, energji të rinovueshme dhe menaxhim të mbetjeve, duke i parë ato si shtylla thelbësore si për zhvillimin e biznesit ashtu edhe për progresin kombëtar.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e aktiviteteve të kësaj shkolle pranverore, e ecila do të zhvillohet nga lektorë të FEUT, si dhe nga ekspertë të ftuar nga institucione me përvojë në këtë fushë.

Të gjithe të interesuarit duhet të aplikojnë në linkun e mëposhtëm, deri në datë 06 Maj 2026.

Aplikoni KETU

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.