Në kuadër të projektit “ESG Integration in Albanian Business Practices: Adapting EU approaches to local implementation” (ESG4Biz) të shpallur fitues nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus+, Jean Monnet Module 2025, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, zhvillohet kursi intensiv “ESGs and their integration into business practices” me studentë që ndjekin studimet pranë FEUT në ciklet e studimeve Bachelor dhe Master. Kursi do të zhvillohet nga data 04.05.2026 - 29.05.2026. Fokusi kryesor i këtij kursi do të jetë njohja e studentëve me faktorët ESG, analizën e dimensioneve të tyre, impaktin ekonomik e financiar mbi bizneset shqiptare dhe ekonominë në tërësi. Do të trajtohet situata aktuale e ESG në Europë dhe sfidat me të cilat përballet vendi ynë në këtë drejtim. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë e përfitimit të njohurive teorike dhe gjithashtu praktike përmes shembujve, rasteve studimore etj.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e leksioneve, diskutimeve dhe rasteve studimore të këtij kursi, i cili do të zhvillohet nga lektorë të FEUT, si dhe nga ekspertë të ftuar nga institucione me përvojë në këtë fushë.

Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë në linkun e mëposhtëm, deri në datë 29 prill 2026. Aplikoni KËTU

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.