Në kuadër të projektit “Enhancing knowledge of EU green finance policies in insurance and business valuation” (Green FIB – 101127129) të shpallur fitues nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus+, Jean Monnet Module 2023, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, zhvillohet kursi intensiv “Green Finance and Sustainable Development” me studentë që ndjekin studimet në vitin e parë Bachelor pranë FEUT. Kursi do të zhvillohet nga data 14.04.2026 - 20.04.2026. Fokusi kryesor i këtij kursi do të jetë njohja e studentëve me politikat dhe direktivat e Bashkimit Evropian në fushën e financave të gjelbra dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Duke qenë se Shqipëria është veçanërisht e ekspozuar ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike, investimet në projekte të gjelbra, energji të rinovueshme dhe riciklim përbëjnë një drejtim kyç për të ardhmen e bizneseve dhe të shoqërisë.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e leksioneve, diskutimeve dhe rasteve studimore të këtij kursi, i cili do të zhvillohet nga lektorë të FEUT, si dhe nga ekspertë të ftuar nga institucione me përvojë në këtë fushë.

Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë në linkun e mëposhtëm, deri në datë 10 prill 2026.

Aplikoni KETU

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.