Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë nismën International Graduate Program - SLAM të Intesa Sanpaolo dhe te ftojmë studentët dhe të diplomuarit duke filluar nga 24 shkurt 2026.
SLAM ofron një rrugëtim shumë edukues dhe profesional, që i ndihmon të rinjtë e talentuar të identifikojnë rrugën e karrierës më të përshtatshme për potencialin dhe ambiciet e tyre. Është vërtet “një rrugë që hap çdo derë” brenda Intesa Sanpaolo.
SLAM është një program ndërkombëtar 24-mujor, i dedikuar për të diplomuar me potencial të lartë (diplomë Master, ose Bachelor + kualifikim pasuniversitar) nga të gjitha fushat e studimit.
Duke iu bashkuar SLAM, pjesëmarrësit do të:
- Punësohen me kontratë të përhershme që në ditën e parë.
- Ndjekin një rrugëtim ekskluziv mësimor, i bashkëhartuar me një Business School ndërkombëtare lider.
- Përjetojnë 2 deri në 3 rotacione strategjike në fusha kyçe ndërfunksionale të Grupit Intesa Sanpaolo.
- Zhvillojnë aftësi për role të orientuara nga e ardhmja në:
- Tech & Data
- Financial Governance
- Marketing & Communication
Përfitimet përfshijnë:
- Një mentor të dedikuar gjatë gjithë rrugëtimit.
- Një paketë konkurruese hyrëse dhe mundësi bonusi.
- Një rrjet global kolegësh që i janë bashkuar më parë programeve tona të talenteve.
Procesi i përzgjedhjes
Afati i aplikimit
Aplikimet do të hapen në faqen e karrierës së Intesa Sanpaolo duke filluar nga 24 shkurti.