Agjencia Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI), ka shpallur thirrjet për aplikime për vitin 2026, konkretisht https://nasri.gov.al/njoftime/ :

  1. Thirrje për projekt-propozime të përbashkëta në fushat e kërkimit shkencor dhe teknologjik, Shqipëri – Turqi 2026–2028, në kuadër të marrëveshjeve dhe protokolleve të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit për Kërkimin Shkencor dhe Teknologjik të Turqisë (TUBITAK). Linku dhe dokumentacioni për aplikim: https://nasri.gov.al/thirrja-bilaterale-shqiperi-turqi-2026-2028/
  2. Thirrje për aplikim për Projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor (PIKSH) për vitin 2026. Linku dhe dokumentacioni për aplikim: https://nasri.gov.al/thirrje-per-aplikim-per-projekte-te-infrastruktures-se-kerkimit-shkencor-piksh-per-vitin-2026/
  3. Thirrje për projekt-propozime në kuadër të Programeve Kombëtare të Teknologjisë dhe Inovacionit (PTI) për vitin 2026. Linku dhe dokumentacioni për aplikim: https://nasri.gov.al/thirrje-per-projekt-propozime-ne-kuader-te-programeve-kombetare-te-teknologjise-dhe-inovacionit-pti-2026/

Dokumentacioni për aplikim, duhet të përcillet pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë pune përpara përfundimit të afatit zyrtar të aplikimit.

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.