
Në datën 22 janar 2026, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Asoc.Dr. Bernard Dosti, mirëpriti studentët fitues të dy Kampionateve të Volejbollit të Universitetit të Tiranës (femra dhe meshkuj), të cilët sollën dy kupa të tjera në muzeun e sukseseve të Fakultetit të Ekonomisë.
Gjatë këtij takimi, Dekani i uroi studentët për arritjet dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për zhvillimin dhe zgjerimin e aktiviteteve sportive universitare, duke theksuar rëndësinë e sportit si pjesë integrale e formimit akademik dhe social të studentëve.
Në takim morën pjesë edhe Përgjegjësi i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare, UT, Z. Besnik Veliu, si dhe pedagoge e lëndës së Edukimit Fizik, Elisabeta Mancellari.
Studentët e Fakultetit të Ekonomisë kanë dëshmuar nivel të lartë përgatitje bashkëpunimi dhe përfaqësimi institucional edhe si pjesë e ekipit të Universitetit të Tiranës, i cili u rendit në vendin e tretë në Kampionatin Universitar të Volejbollit 2026 organizuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar (FSHSU).
Ju urojme suksese të mëtejshme studentëve!