Kf2025_kryesore.jpg


Konferenca Ndërkombëtare ICEBIT 2025, organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës, më 5–6 Dhjetor në Tiranë, mblodhi studiues, ekspertë dhe vendimmarrës nga shumë vende për të diskutuar mbi inovacionin, transformimin digjital dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Tema qendrore “Building Intelligent Economies with Resilient Innovation and Smart Specialization Strategies” u reflektua në diskutimet dhe prezantimet shkencore përgjatë dy ditëve.

Dita e parë e konferencës u hap me dy workshope të specializuara, përkatësisht mbi sigurinë kibernetike dhe mbi përdorimin e AI në gjuhët me burime të pakta. Në ditën e dytë, u prezantuan 135 artikuj të ndara në 16 sesione paralele, duke mbuluar fusha si inteligjenca artificiale, qeverisja digjitale, financat, ekonomia qarkulluese dhe sipërmarrja. Në konferencë morën pjesë dhe mjaft personalitete të huaja të fushës akademike-shkencore nga institucione të ndryshme nga Europa, Shtetet  Bashkuara, etj. Fakulteti i Ekonomisë, me traditën dhe ambiciet e tij, vazhdon të ndërtojë ura bashkëpunimi me universitete, institucione dhe industri në mbarë botën. Tirana u bë sërish mikpritëse e një rrjeti ndërkombëtar kërkimor.

Aktiviteti u drejtua nga Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti dhe nga Prof. Dr. Kozeta Sevrani. Konferenca u përshëndet nga president i ICEBIT2025 Prof. Dr. Dhori Kule, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Z. Ervin Demo, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Z. Gent Sejko, Zv. Ministrja e Arsimit Znj. Armela Maxhelaku, përfaqësuesja e Bankës Botërore Znj. Angella Faith Montfaucon, si dhe përfaqësues të biznesit.

Konferenca u mbështet nga disa partner si Fondacioni Mane dhe Grupi Balfin, Banka Kombëtare Tregtare dhe Këshilli Shqiptar për Teknologji dhe Informacion si dhe nga stafi akademik  dhe administrativ i Fakultetit të Ekonomisë. 

Foto nga Aktiviteti

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.