Info Day mbi Projektet e Gjelbra në Fakultetin e Ekonomisë, UT – 9 Qershor 2025
- U organizua me sukses “Info Day mbi Projektet e Gjelbra në FEUT”, me pjesëmarrjen e stafit akademik, për të ndarë rezultatet dhe eksperiencat nga projektet e zbatuara.
- U prezantuan 13 projekte me fokus të praktikave te gjelbra dhe zhvillimit te qendrueshem ku u diskutuan : kërkimi shkencor, zgjidhje praktike me sektorin privat, ngritje kapacitetesh dhe platforma bashkëpunimi.
- Projektet ne zbatim jane te mundesuara permes programeve te BE si Horizon, Erasmus dhe Jean Monnet, AKKSHI apo Universiteti i Tiranes.
- U zhvillua një diskutim i thelluar mbi praktikat e gjelbra dhe sfidat e bashkëpunimit me sipermarrjen, ku u evidentua rëndësia e aksesit në financa, mungesa e procedurave të standardizuara, nevoja për kapacitete teknike apo manaxheriale.
- U theksua roli potencial i Fakultetit te Ekonomise si ndërmjetësues në proceset e tranzicionit të gjelbër dhe si kontribues aktiv në ndërtimin e kapaciteteve për ekonominë e qëndrueshme.
- U dakordesua vazhdimi i këtij formati per ndarjen e përvojave dhe forcimi i sinergjive me sektorin privat dhe aktorë të tjerë.
-----------------------------------------------------------------------