Fakulteti i Ekonomisë, UT priti në datën 20 Maj 2025 Komisionin e Përhershëm për Sigurimin e Standarteve dhe Cilësisë së UT në kuadër të "Javës së cilësisë" të organizuar nga UT.

Gjatë takimit u evidentuan elementë të rëndësishëm të punës së mirë që është zhvilluar nga NjSBC dhe zyra e cilësisë në FEUT.

Ne takim u diskutuan qasjet dhe veprimtaritë e ndërmarra në FEUT për të përmirësuar cilësinë dhe standartet . Përfaqesuesi i studentëve në KPSSC ndau perspektivën mbi rolin e studentëve në procesin e sigurimit të cilësisë dhe përfshirjen e tyre aktive në çdo hallkë të procesit akademik.

Zyra e Cilësisë në FEUT prezantoi kalendarin e punës dhe aktivitetet në vijim që synojnë rritjen e standardeve në FEUT.

Falënderim të veçantë personelit akademik dhe ndihmës akademik për bashkëpunimin dhe angazhimin e treguar!

Foto nga Aktiviteti

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.