“Start Up City” është vendi ku studentët dhe të rinjtë mund t’i zhvillojnë idetë e tyre të biznesit, duke i prezantuar përballë një jurie prestigjioze. Ky kompeticion synon të ndihmojë të gjithë të rinjtë novatorë me shpirt sipërmarrës që të realizojnë dhe prezantojnë idetë e tyre të biznesit.
Në edicionin e tij të shtatë, Start-Up City vjen si bashkëpunim mes Universitetit Metropolitan Tirana, Metropolitan Incubator dhe Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Aktiviteti do të mentorohet nga pedagogë dhe profesionistë në fusha të ndryshme, duke përzgjedhur idetë më të mira dhe duke bërë të mundur zhvillimin e tyre të mëtejshëm në treg.
Start-Up City 7 do të zhvillohet në datat 29 – 30 Maj 2025.
Mund të aplikojë çdokush që ka një IDE novatore biznesi, nga të rinjtë e çdo moshe në Shqipëri dhe në Kosovë.
Çmimet për pjesëmarrësit:
Vendi i parë – Programi i Intensifikimit të Inovacionit PoliBa (BINP) – Programi i Accelerimit për 2 Muaj + 1,000 €
Vendi i dytë – 1000 euro + Mbështetje për inkubacion nga METINC
Vendi i tretë – 500 Euro + Mbështetje për Inkubacion nga METINC
https://umt.edu.al/en/start-up-city/