Më datë 14 Maj 2025, Departamenti i Marketingut dhe Turizmit organizoi workshop-in me temë “Marketing Strategy in Action – Bridging Theory and Practice,” për studentët e vitit të tretë në degët Biznes dhe Finance të cilët zhvillojnë mësimin në gjuhën angleze.

Në këtë aktivitet morën pjesë ekspertë të fushës së marketingut digjital dhe sipërmarrëse të suksesshme shqiptare. Prania e tyre u dha studentëve mundësinë të përfitojnë pikëpamje praktike, shembuj konkretë dhe këshilla të vlefshme për sfidat dhe mundesitë më të fundit në fushën e marketingut. Aktiviteti u përqëndrua në aplikimin e strategjive të marketingut për zhvillimin e bizneseve të reja, novatore me fokus të veçantë në krijimin dhe rritjen e start-up-eve dhe inovacionit në treg.

Në qendër të aktivitetit ishte dhe prezantimi i planeve të marketingut nga studentët, të cilët me përkushtim e profesionalizëm paraqitën strategjitë e hartuara për zhvillimin e start-up-eve të së ardhmes.
Marketingu është një nga fushat më dinamike dhe me rritje të shpejtë në tregun e punës.

Studimi i marketingut është një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një karrierë dinamike, krijuese dhe me mundësi të shumta për zhvillim personal. Ky workshop ishte një mundësi për studentët që të thellojnë njohuritë e tyre në këtë fushë dhe të përgatiten për mundësitë që ofron tregu i punës në fushën e menaxhimit të marketingut dhe biznesit.

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.