Në kuadër të projektit Jean Monnet “Fintech and EU policies”, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, organizohet një kurs intensiv "Fintech and BE legislation", prej 90 orësh në lidhje me Fintech dhe legjislacionin rregullator të Bashkimit Europian. Ky kurs do të zhvillohet në periudhën maj-qershor 2025 në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës dhe është i hapur për të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës.
Në këtë kurs intensiv, përveç temave që lidhen me teknologjinë financiare dhe legjislacionin e Bashkimit Europian, do të jepen edhe njohuri të përgjithshme financiare dhe një informacion në lidhje me sistemet e menaxhimit të biznesit (ERP). Këto tema do të ndihmojnë studentët të jenë sa më të përgatitur për tregun e punës në Shqipëri dhe të jenë sa më koherentë me kërkesat dhe zhvillimet aktuale të tregut.
Të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës janë të ftuar të regjistrohen për të marrë pjesë në këtë kurs. Për regjistrim, ju lutem aksesoni linkun e mëposhtëm dhe plotësoni formularin e regjistrimit, deri në dt 25 maj 2025.
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeYa3B3OkorDomEgcOfILfwXrtjq9-Zhqdv5J90wSD5RQDp5g/viewform?usp=sf_link
Jeni të ftuar të merrni pjesë në këtë kurs intensiv dhe të jeni pjesë e diskutimeve dhe aktiviteteve që do të ndodhin në këtë kontekst.