Në kuadrin e zhvillimit të karrierës, në datën 30 prill, Forvis Mazars zhvilloi një orë të hapur me studentët e ciklit të dyrë të studimit në fushën kontabilitet dbe auditim, pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Ky aktivitet kishte si qëllim prezantimin më të detajuar të kompanisë, si në nivel global ashtu edhe në Shqipëri, duke ofruar një panoramë të qartë mbi mundësitë e zhvillimit profesional, praktikat dhe punësimin që Forvis Mazars ofron për studentët dhe të rinjtë profesionistë.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e Forvis Mazars, Zj.D. Xhako; Zj. A.Martinaj dhe Z. E. Zagali, të cilët u shprehën se mbështesin brezin e ri të profesionistëve duke krijuar marrëdhenie bashkëveprimi midis institucionit të Arsimit të Lartë dhe Tregut të Punës.
Studentët patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të njihen nga afër me kulturën e punës, eksperiencat dhe mundësitë që Forvis Mazars ofron për ta.