Më datë 23 Prill 2025, në kuadër të orës mësimore të lëndës "Menaxhimi i Burimeve Njerëzore" me studentët e programit Bachelor në Administrim Biznesi, nën drejtimin e pedagoges Blanka Xhani, u zhvillua një leksion i hapur me pjesëmarrjen e pedagoges së ftuar nga Universidade Federal do ABC (UFABC), Brazil, Dr. Jana Silverman.

Gjatë leksionit, Dr. Silverman trajtoi tema të rëndësishme lidhur me të drejtat e punonjësve, pjesëmarrjen e tyre në sindikata dhe funksionimin e sindikatave. Ajo solli një krahasim të mënyrës së organizimit sindikal në vende të ndryshme të Amerikës Latine, duke theksuar praktikat e suksesshme dhe sfidat e hasura. Gjithashtu, Dr. Silverman ndau ide dhe rekomandime se çfarë mund të bëhet në Shqipëri për të përmirësuar marrëdhëniet midis punëmarrësve dhe punëdhënësve.

Në përfundim të prezantimit, studentët patën mundësinë të shtronin pyetje dhe të angazhoheshin në një diskutim mbi temat e trajtuara.

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.