Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës organizon: Ditën e Karrierës “Hidh hapin tënd”.
Mbi 50 Organizata e Kompani elitare, do të ekspozojnë në ambientet e fakultetit, ofertat e tyre për ju të dashur studentë e alumni i FEUT.
Qëllimi i këtij aktiviteti, është të ndihmojë për një përqasje më të mirë ndaj tregut të punës, duke ofruar:
- Mundësi punësimi,
- Internshipe,
- Praktika mësimore,
- Angazhime vullnetare,
- Trajnime
- Workshope
- Informacion mbi bursa studimi jashtë vendit etj.
Me mbështetjen e E&Y dhe ACTI gjithçka vjen në një ditë:
Më 8 Maj 2025, ora 10:00-16:00, në Fakultetin e Ekonomisë UT.
Bëni gati CV-të , dhe vraponi të kapni mundësitë tuaja.