Bazuar në vendimin e Dekanatit Nr. 5 datë 25.3.2024 i jepet e drejta e dhënies maksimumi dy provime (të mbartura ose përmirësime) për studentët e vitit të tretë Bachelor dhe përsëritës të këtij viti.

(Studentët e vitit të dytë Master do të kenë sezonin e riprovimeve në muajin Maj 2024).

Studentët bachelor të vitit të tretë mund të japin për përmirësim provime nga viti i parë ose i dytë, ndërsa nga viti i tretë vetëm provimet e mbetura.

Kujdes: Do të lejohen të japin provimet vetëm studentët të cilët kanë shlyer tarifën e shkollimit.

Të gjithë studentët e vitit të tretë duhet të regjistrohen në linkun më poshtë.

Afati për regjistrimin në provime është deri ditën e Premte, datë 29 Mars 2024, ora 12:00.

Provimet do të zhvillohen në datat 02 Prill deri ne 05 Prill 2024

Ju lutemi, plotësoni me kujdes fushat e kërkuara! Regjistrimi kryhet vetëm një herë.

Klikoni në linkun e regjistrimit:

Regjistrim për Datat e Provimeve Qershor 2024, për studentët e vitit të fundit të studimeve, të ciklit Bachelor.

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.