Në kuadër të vizitave studimore, Zyra e Karrierës zhvilloi një vizitë njohëse për studentët e Fakultetit të Ekonomisë me përfaqësuesit e ACREM SHPK, pjesë e Balfin Group.

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë u mirëpritën nga Znj. Elda Hysenbelliu, Ceo e ACREM, Znj. Ida Hoxha, Menaxhere e Burimeve Njerëzore pranë ACREM, si dhe punonjës të departamenteve të ndryshme. Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të bisedonin me to, të mësonin rreth programeve të punësimit, internship-eve dhe prespektivat për të ardhmen.

Në përfundim të vizitës, studentët u ftuan në një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh, ku ata shprehën vlerësimin e tyre për këtë eksperiencë të vlefshme. Aktivitete të tilla jo vetëm që arrijnë të integrojnë teorinë me praktikën, por gjithashtu i frymëzojnë studentët të mendojnë në mënyrë kritike rreth dinamikave të tregut dhe sfidave të biznesit në një kontekst real.

Vizitat studimore, tashmë një aktivitet traditë, do të vijojnë të zhvillohen në mënyrë periodike pasi janë një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të aftësive të tyre profesionale dhe njohurive në fushën e ekonomisë.

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.