Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës jemi njoftuar se ata kanë hapur thirrjen për aplikim për programin Global UGrad 2024-2025.  

Programi i Shkëmbimit Global Undergraduate (Global UGRAD) ofron bursë për një semestër studime akademike në një kolegj ose universitet amerikan, por që nuk përfundon me diplomim.  

Global UGRAD është një program i Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara i cili u jep mundësi studentëve për të për të studiuar në Shtetet e Bashkuara. Aplikantët e përzgjedhur do të kenë një mundësi të njihen në shoqërinë, kulturën dhe institucionet akademike të SHBA dhe të rrisin aftësitë e tyre profesionale.   

Afati i aplikimit është data 15 dhjetor 2023.  

Kriteret e aplikimit: 

Progami Global UGRAD është i hapur për këdo që:  

  1. Është qytetar shqiptar, mbi 18 vjeç, dhe studion në Shqipëri; 
  2. Është regjistruar si student me kohë të plotë në progame studimi Bachelor të akredituara dhe ka përfunduar të paktën një semester; 
  3. Student në vitin e parë Bachelor ose ka edhe një vit akademik për të përfunduar studimet Bachelor në universitetin e tyre në Shqipëri pas kthimit nga programi Global UGRAD; 
  4. Shfaq potencial për aftësi lidershipi nëpërmjet arritjeve akademike, punës në komunitet, dhe aktiviteteve jashtëshkollore; 
  5. Ka aftësi të mira në të folur dhe në shkrim në gjuhën angleze (për disa finalistë mund të ofrohet edhe një kurs gjuhe); 
  6. Plotësojnë kriteret e përfitimit të vizës së shkëmbimit J-1 dhe ruajtjes së statusit të saj sipas kërkesavë të programit.  

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë online 2024 Global UGRAD online application! 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.