Edicioni i Dytë i CLIMATHON Albania, mbajtur në datat 26-29 Tetor 2023, u dha mundësinë të promovojnë punën në fushën e Klimës dhe Qëndrueshmërisë 4 studentëve të talentuar nga programi i Masterit në Menaxhimin e Riskut në FEUT, përkatësisht Ermelinda Çifliku, Adesa Ramohitaj, Sulejman Hasko, dhe Irisa Cuka.

Studentët kanë punuar ngushtë me dy studente nga programi i Bachelor i Informatikës-Ekonomike, Arjola Çela dhe Bejana Spaho, si dhe me profesorë të Departamentit të Financës dhe Departamentit të Skatistikës dhe Informatikës së Zbatuar, dhe kanë arritur të renditen në listën e ideve më të mira të prezantuara në aktivitetin CLIMATHON Albania, duke marrë pjesë në finale e aktivitetit. Duke bërë lidhjen mes emetimeve të gazeve me efekt serrë dhe industrine e prodhimit ushqimor, ata adresuan një çështje të rëndësishme duke përdorur njohuritë e tyre të marra në Programin Master Shkencor në Menaxhimin e Riksut. Zgjidhja e ofruar nga ekipi i studentëve përfshin krijimin e një aplikacioni të thjeshtë për llogaritjen e gjurmës së karbonit të çdo restoranti. Aplikacioni nxit ndërgjegjësimin e efekteve mjedisore të restoranteve të ndryshme duke përdorur një qasje bazuar në modelet e konsumit të ushqimit.

Për studentët pjesëmarrës shprehim mirënjohjen tonë për përkushtimin, imagjinatën dhe guximin e tyre për të trajtuar një nga problemet kryesore që përballon njerëzimi sot. Arritjet janë dëshmi se edukimi dhe bashkëpunimi në FEUT janë në standarde të larta, në përputhje me prioritetet ndërkombëtare dhe kombëtare.

Urojmë të gjithë studentët e talentuar e për këtë sukses!

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.