Përcjellim njoftimin e ardhur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal - (RCC), në lidhje me çmimin “Butterfly Innovation Award”, që organizohet nga ana e tyre për vitin 2023.

Çmimi kërkon zgjidhje novatore, të shkallëzuara dhe të bazuara në treg nga Ballkani Perëndimor. Ai synon të promovojë kulturën e inovacionit në rajon përmes shfaqjes së arritjeve të suksesshme inovative dhe fuqizimit të grupeve veçanërisht të ndjeshme si të rinjtë dhe gratë.

Aplikantët duhet të jenë shtetas ose banorë të përhershëm nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia).

Afati i fundit për aplikim është data 20 Nëntor 2023.

Për më shumë informacion rreth çmimit dhe procesit të aplikimit ju ftojme te klikoni linkun:

https://www.balkaninnovation.com/calls/55/apply-for-butterfly-innovation-award-2023

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.