Departamenti i Ekonomiksit i Fakultetit të Ekonomisë, UT, organizoi në datën 10 nëntor 2023 Seminarin e Doktorantëve të Ekonomiksit(SDE). Në këtë seminar studentët e Ciklit të tretë të studimeve (doktorantët) prezantuan një pjesë të punimit të tyre të doktoraturës dhe rreth këtyre punimeve pati komente,pyetje, sugjerime, vërejtje nga drejtuesit shkencor të doktorantëve dhe anëtarët e tjerë të Departamentit për përmirësimin e mundshëm të tyre. 

Departamenti ynë ka pasur një përvoje disavjeçare në organizmin e Seminarit Evropian të Doktorantëve (EDS) në bashkëpunim me Universitetin e Bambergut (Gjermani), Universitetin e Teknologjisë së Budapestit, Universitetin e Sarajevës dhe Universitetin e South East European (SEEU) në Tetovë, Maqedoni.Ky seminar ndihmoi mjaft doktorantë të asaj kohe të realizonin punime dinjitoze, të krahasueshme më punimet e doktorantëve të universiteteve perëndimore. Këtë synim ka dhe seminari që organizohet, tashmë, në Departamentin e Ekonomiksit.Ai është një mundësi e mirë për doktorantët që të paraqesin e përmirësojnë idetë e tyre rreth problemit që kanë zgjedhur të trajtojnë në punimin edoktoraturës.

Në seminar referuan 11 doktorantë.Spektri i temave të referuara ishte i gjerë dhe prek aspekte të ndryshme të problemeve të zhvillimit të ekonomisë shqiptare e më gjerë.

Klikoni për më tepër 

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.