Departamenti i Manaxhimit i Fakultetit të Ekonomisë në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Gruas, organizuan më datë 27 Prill 2023 aktivitetin “Be Inspired | Do Great Things”, me pjesëmarrjen e sipërmarrëseve të suksesshme si dhe të studentëve të degës Administrim Biznesi.

Ky aktivitet synon të inspirojë studentët të drejtohen drejt suksesit, duke dëgjuar histori reale te sipërmarrëseve pjesëmarrëse, si e kanë nisur biznesin e tyre, sfidat që kanë hasur përgjatë krijimit dhe jo vetëm, si e përkufizojnë ato suksesin, etj.

Në këtë aktivitet morën pjesë dhe ndanë rrugëtimin e tyre sipërmarrës:
-  Klodiana Ajazi, Drejtore Ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Gruas si dhe përfaqësuse e Inovess Construction and Management, Novus Marketing & Advertising;
-  Ilda Zaloshnja, Administratore e THE POINT Real Estate;
-  Klodiana Toptani, Administratore e Kalaja e Tiranës.

Aktiviteti u shoqërua me diskutime dhe pyetje nga studentët e degës Administrim Biznesi.

Bashkëngjitur gjeni fotot nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.