workshop_ne_FE_me_BKT.JPG

Në kuadër të Panairit të Punës, ditën e Mërkurë, datë 29.03.2023, Fakulteti i Ekonomisë organizoi workshop-in “Teknikat e Intervistimit” me studentët e FE-së dhe prezencën e Znj. Edlira Zambaku, Menaxhere e Burimeve Njerëzore pranë Bankës Kombëtare Tregtare.  

Ky workshop ndihmoi studentët për të kuptuar se si mund të jenë një kandidat konkurrues e potencial për një intervistë pune.

Gjatë prezantimit dhe bashkëbisedimit me studentët, znj. Zambaku i njohu ata me disa teknika, procese dhe strategji që ndiqen nga burimet njerëzore, për të qenë të përgatitur për tregun e punës. Këto informacione do t’i ndihmojnë të realizojnë një intervistë të suksesshme pune.  

BKT do të jetë një ndër kompanitë pjesëmarrëse në Panairin e Punës 2023 që do të organizohet në Fakultetin e Ekonomisë. 

Bashkëngjitur gjeni fotot nga workshop-i

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.