Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Teknologjisë në Bialystok, Poloni, për pjesëmarrje në Javën e tyre të Trajnimit në datat 15 – 19 Maj 2023, në të cilën do të organizohen leksione, seminare dhe aktivitete sociale.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Kohëzgjatja: - 5 + 2 ditë;

Afati për aplikim: 20 Mars 2023

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Klikoni për më tepër:
Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Teknologjisë në Bialystok, Poloni, për të marrë pjesë në aktivitetin “International Staff Week” që ata do të organizojnë në datat 15 – 19 Maj 2023

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.