Njoftohen të gjithë studentët e ciklit të parë Bachelor që kanë nisur studimet në vitin akademik 2022-2023 dhe që plotësojnë kushtet për përfitimin e mbështetjes financiare për studentët e shkëlqyer dhe studentët që ndjekin programet që përbëjnë prioritet kombëtar sipas Udhëzimit Nr. 30 datë 04.11.2022 "Për përcaktimin e rregullave dhe afateve të aplikimit, si dhe të proçedurave të përcaktimit të masës dhe mënyrës së financimit të studentëve të shkëlqyer dhe atyre që ndjekin programet që përbëjnë ”prioritet kombëtar” sipas kritereve të mëposhtme:

KRITERI- A

Student i pranuar me notë mesatare "të shkëlqyer” që:

·         Ka përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare 10.00;

·         Në secilin prej provimeve kombëtare të detyruara të maturës shtetërore është vlerësuar me jo më pak se nota e përshkallëzuar 9.5 deri në 10.00;

Dokumentacioni i nevojshëm

 1.       Formulari aplikimit (e gjeni bashkëngjitur këtij njoftimi)

2.       Kartë Identiteti/Pasaportë (fotokopje)

3.       Diploma dhe çertifikata e maturës Shtetërore: (origjinale ose kopje e noterizuar)

4.       Vërtetim nga IAL publike, që aplikanti është pranuar në programin e studimit (vërtetim studenti)

KRITERI - B

·         Student i pranuar, që është fitues i njërit prej tre çmimeve të para në olimpiadat ndërkombëtare të arsimit parauniversitar, me më shumë se 15  vende pjesëmarrëse, pavarësisht notës mesatare, kur pranohet në programe studimi, që lidhen me lëndët / disiplinën ku ka fituar çmimin;

Dokumentacioni i nevojshëm

1.       Formulari i aplikimit (e gjeni bashkëngjitur këtij njoftimi)

2.       Kartë Identiteti / Pasaportë (fotokopje)

3.       Certifikatën e fitimit të olimpiadës (origjinale ose kopje e noterizuar)

4.       Vërtetim nga IAL publike që aplikanti është pranuar në programin e studimit (vërtetim studenti)

Studentët që plotësojnë këto kritere duhet të dorëzojnë pranë Degës së Shërbimeve dokumentacionin provues deri më 20 Janar 2023.

Klikoni për më tepër:

Forma e Aplikimit

Udhëzim nr. 30, Datë 04.11.2022

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.